MENU

Legjendat e NBA

Tërhiqet Nowitzki, dorëhiqet Magic Johnson

10.04.2019 - 11:44

Zhvillime të rëndësishme në NBA, jo vetëm surpriza në rezultate, por edhe tërheqje dhe dorëheqje presidenti.

Kështu, Oklahoma fiton me përmbysje 112-111 ndaj Houston në sekondat e fundit, suksesi i 48-të sezonal. Një përballje fantastike mes dy ekipeve rivale në Konferencën e Perëndimit, ku për Thunder u dallua i zakonshmi Westbrook.

Ai realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 12 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga George me 27 pikë. Për Houston u dallua Harden me 38 pikë, por që mbetën për statistikë.

Surprizon Miami, që mundi 122-99 Philadelphia, sfidë ku diferencën e bëri veteran Wade, që realizoi 30 pikë.

Kampionët e Golden State mundën 112-103 New Orleans në fushën e këtij të fundit, ndeshje e vendosur në periodën e fundit. Për Warriors u dallua Cousins, që realizoi 21 pikë e 12 rebound.

Fiton edhe skuadra e Toronto, që mundi 120-100 Minnesota, ndeshje ku kanadezët dominuan në fushë. Leonard me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë.

Skuadra e Portland mundi 104-101 Lakers, ndeshje ku u dallua Harkless me 26 pikë. Më shumë sesa rezultati, lajm përbën largimi i legjendës Magic Johnson nga posti i presidentit të Los Angeles Lakers.

magic johnson james
magic johnson james

Ndërsa basketbollisti gjerman Dirk Nowitzki ka zyrtarizuar sot tërheqjen e tij nga sporti. Ylli i NBA-së, pas 21 sezonesh në NBA, të gjitha me fanellën e Dallas Mavericks, ka folur sot për publikun e tij:

Kjo ishte ndeshja ime e fundit para publikut tim. Më vjen keq që po largohem, jam shumë i emocionuar, por jam i lumtur që kam veshur këtë fanellë dhe kam luajtur këtu”, – u shprej Nowitzki, 40 vjeç i emocionuar dhe përlotur.

Në karrierën e tij ai ka fituar një titull kampion në NBA (2011). Po atë vit ai fitoi edhe trofeun MVP të finaleve. Në vitin 2007 ka fituar çmimin MVP të sezonit të rregullt.

Nowitzki ka marrë pjesë 14 herë në finalen e madhe të “All Star Game”. Ai mban gjithashtu edhe disa rekorde, si lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me fanellën e Dallas Mavericks dhe është pikëshënuesi më i mirë jo-amerikan në historinë e NBA-së.

Ai është basketbollisti i vetëm në historinë e NBA-së që ka luajtur me të njëjtën fanellë (Dallas) dhe të njëjtin numër (41) gjatë gjithë karrierës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN