MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Teuta fantastike, në finale të Ligës Ballkanike

06.04.2019 - 21:37

Për herë të parë në historinë e basketbollit, një ekip shqiptar ka siguaruar finalen e Ligës Ballkanike. Teuta në basketboll ka fituar 80-68 ndaj bullgarëve të BC Beroe në gjysmëfinale.

Në pjesëmarrjen e saj të parë në Ligën Ballkanike, ekipi durrsak i drejtuar nga trajneri Afrim Bilali bën një paraqitje të shkëlqyer, duke u kualifikuar në finale. Një rezultat historik për basketbollin shqiptar dhe Teutën.

Ndeshja nis e ekuilibruar, të dyja skuadrat duelojnë fort për çdo pikë dhe pjesa e parë mbyllet në barazim 20-20. Në të dytin është skuadra durrsake që ka një epërsi të lehtë dhe merr shpejt komandën e lojës.

Të mbështetur edhe nga titozë, basketbollistët durrsakë uidhëheqin 45-38 në mbyllje të pjesës së parë. Gjithsesi, çereku i tretë rikthen ekuilibrat, pasi bullgarët reagojnë menjëherë duke rihapur ndeshjen.

Madje miqtë luajnë mirë dhe kanë një avantazh të lehtë në 10-minutëshin e tretë, ku përmbysin shifrat dhe udhëheqin 60-57. Kjo e bën shumë interesante fundin e takimit, ku herë udhëheq njëri ekip e herë tjetri.

Në 5 minutat e fundit është Teuta që nis të shkëputet sërish, komandon lojën dhe ruan një ritëm të lartë, që nervozon rivalët bullgarë.

Tifozët mbështesin lojtarët dhe Teuta në fushë nuk fal asnjë top, duke fituar 80-68. Në finale, nesër ora 18:30, Teuta do të luajë ndaj maqedonasve të Blokotehna, që në gjysmëfinalen tjetër fituan 79-74 ndaj bullgarëve të Academix.

Beroe – Teuta, 68-80 (20-20, 18-25, 22-12, 8-23)

Teuta: Hysenagolli (15), Lasku (6), Gorea (5), Wilson (20), Broën (11), Shestani (11), Hamati (10), Hoxha, Shehi, Llela, Mirdita, Vilotijevic (2). Trajner: Afrim Bilali