MENU
klinika

Thaçi flet për ‘The Guardian"

Thaçi: Këtë vit mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë

15.04.2019 - 13:46

“Është ende e mundur që në vitin 2019, pavarësisht pengesave të rënda në muajt e fundit të ketë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe në linjë me marrëveshjen historike ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”. 

Sipas  të përditshmes britanike ‘The Guardian”,këto ishin fjalët që tha presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

The Guardian shkruan se Serbia ka refuzuar të njohë Kosovën si një shtet i pavarur. Pavarësi që e  shpalli  në vitin 2008 pas pothuajse një dekade të administratës ndërkombëtare, pas një lufte të përgjakshme në vitet 1998-99.

Lufta- shkruan media britanike, e nxitur nga një goditje brutale nga forcat serbe kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës, la rreth 10,000 shqiptarë etnikë të vdekur para se një fushatë bombardimi 78-ditore e NATO-s të përfundojë konfliktin – qindra serbë u vranë në sulme hakmarrëse.

Ne duhet të ulemi edhe me armiqtë tanë, por pa asnjë parakusht dhe të përpiqemi të dëgjojmë njëri tjetrin”, ka thënë Hashim Thaçi, në intervistën për ‘The Guardian’.

Bisedimet midis dy vendeve janë pezulluar që nga nëntori, kur Kosova ka vendosur taksën prej 100% për mallrat nga Serbia. Thaçi tha se nuk kishte asnjë plan për të hequr taksën, por theksoi nevojën për përparim të shpejtë. Hezitimi i ndërkombëtarëve dhe mesazhet e përziera ishin “krijimi i hapësirës për nacionalistët dhe populistët në të dy anët e kufirit”, tha ai.

Thaçi tha se kishte investuar të gjithë kapitalin politik që kishte ndërtuar gjatë dy dekadave në suksesin e bisedimeve dhe çmimi i dështimit të vazhdueshëm do të ishte në dëm të gjithë rajonit.

Në rrethanat e tanishme, me këto tensione, nuk e kuptoj pse do të vijnë investitorët e huaj dhe të investojnë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje paqeje do të sjellë prosperitet”, citohet të ketë thënë ai.

Statusi i tanishëm i Kosovës, që është i njohur nga disa shtete të BE-së, por jo nga të gjitha, nënkupton se qytetarët e saj janë të vetmit evropianë që kërkojnë vizë për të udhëtuar në zonën Shengen. Këto kufizime nuk zbatohen diku tjetër në Ballkan. Një e treta e fuqisë punëtore të Kosovës janë të papunë.

Thaçi, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi për pavarësi, fajësoi disa shtete anëtare të BE-së për të komplikuar procesin. The Guardian ka shkruar edhe rreth propozimeve të Thaçit, veçanërisht në atë që ai e ka përshkruar si “korrigjime kufitare”.

Thaçi ishte një avokat i shkëmbimit të territorit, por ajo është kundërshtuar nga Gjermania, e cila ka frikë se mund të nxisë kërkesat gjysmë të ulëta për kufijtë e tjerë gjeografikë në Ballkan, duke përfshirë edhe pjesët e dominuara nga serbët e Bosnjës, që të ridrejtohen në linjat etnike. SHBA, me të cilën Thaçi është i afërt, është më i hapur për planin,” shkruan ndër të tjera media britanike.

Thaçi tha se “demarkacioni i kufirit” do të ishte pjesë e ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke. Por ai theksoi se “nuk mund të ketë kufij në linjat etnike. Është e pamundur. Si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbeten shtete multietnike”. Gjithashtu, siç shkruan ky medium, në fund të vitit 2018, Kosova vendosi taksën prej 100% për mallrat serbe dhe Serbia kishte insistuar në heqjen e saj si parakusht për rifillimin e bisedimeve.

Imponimi i tarifave çoi në dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave në krahinat në veri të Kosovës. “Serbët e Kosovës janë tërhequr nga jeta politike në Kosovë, duke përfshirë policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës”, tha Thaçi. “Askush nuk ka një përgjigje se si të ecet më tej dhe viktimat më të mëdha janë kosovarët, dhe në veçanti serbët e Kosovës”.

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”