MENU
klinika

Reagon lista serbe

Thaçi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme

09.04.2019 - 10:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur dje zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komuna.

Përsa i përket listës serbe, mësohet se do të presë vendimin e presidentit serb Vuçiç për të marrë ose jo pjesë në zgjedhjet vendore.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, për televizionin publik serb.

Kështu që këtë herë do të kemi konsultime me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe do të marrim një vendim që do të jetë në interes të popullit serb që jeton në Kosovë”, ka deklaruar Simiç.

Sipas tij, vendimi që ka marrë presidenti Thaçi për zgjedhjet në komunat veriore është bërë në konsultim me përfaqësuesit e partive politike, por siç tha ai, Lista Serbe, nuk është kontaktuar nga asnjë autoritet i Kosovës për këto zgjedhje.

Përgjigjja e shqiptarëve ndaj unitetit të serbëve në Kosovë është një përpjekje për të gjetur ata me interes personal para atij kombëtar dhe me të cilët është shumë më e lehtë për të folur”, tha ai.

Sipas tij, vendimi i Thaçit për të shpallur zgjedhjet është një provokim i radhës.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!