MENU

Siguria në Rinas

TIA i përgjigjet Ministrisë së Brendshme: Policia u njoftua në kohë

10.04.2019 - 18:09

Kompania që ka marrë përsipër të ruajë sigurinë e Aeroportit të Rinasit, TIA ka reaguar për grabitjen e ndodhur në Rinas.

TIA thotë se reagimi vjen pas deklaratës së ministrit të Brendshëm.

“Reagimi ynë vjen pas deklaratës së ministrit të Brendshëm. Ne si kompani kemi vënë në dispozicion të hetimeve kamerat e sigurisë. Njoftimi kundrejt policisë në Rinas është bërë në kohë”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

TIA thekson se në 3 muajt e fundit ka marrë masa shtesë për sigurinë e aeroportit.