MENU
klinika

Tronditen të afërmit

Tjetër tragjedi në familjen e Emiliano Sala

26.04.2019 - 17:02

Rreth tre muaj më parë Emiliano Sala ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me avion.

Por 2019 duket se është një vit i mallkuar për familjen e Sala, ku ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë.

Babai i tij, Horacio ka ndërruar jetën paraditen e së premtes për shkak të një ataku në zemër.

Ishte politikani lokal, Hulio Muler ai që ka dhënë lajmin e trishtë.

“2019-ta nuk ndalet duke na shokuar me lajme të rënda nga qyteti. Në 5 të mëngjesit më mori gruaja e tij dhe ishte shumë e mërzitur. Doktorët kishin shkuar në shtëpinë e tyre, por kur unë mbërrita, ai kishte vdekur”, u shpreh ai.

Emiliano Sala tronditi botën e futbollit kur avioni i tij ra dhe së bashku me pilotin humbën jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN