MENU
klinika

'Ftohet' zona Champions

Torino ‘zhyt’ Milanin në krizë

28.04.2019 - 22:47

Torino ka thelluar krizën e Milanit duke mposhtur kuqezinjte në shtëpi 2-0

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ku skuadrat nuk prodhuan shumë raste për shënim.

Në pjesën e dytë, Kessie shkaktoi një faull në zonë me Belottin që nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 58′.

Vendasit thelluan avantazhin 11 minuta më vonë me Berenguer që mposhti Donnarumën për herë të dytë.

Me këtë humbje, kuqezinjtë rrezikojnë seriozisht zonën Champions duke u parakaluar nga Torino, 2 pikë larg zonës Champions.

Ekipi i Gattuso ka vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit dhe largimi i trajnerit italian në fund të sezonit duket i pashmangshëm.