MENU
klinika

Replikat

“Tradhtoi” LSI-në, deputeti shigjetohet nga Rama

03.04.2019 - 12:12

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë Rama ka replikuar edhe me deputetin e LSI-së, Ralf Gjonin.

Me ironi, kryeqeveritari e ka cilësuar atë viktimë si vetja për bojën.

Ralf unë me ty kam një ndjenjë solidariteti se jemi të dy viktima të bojës. Ti pate fat se more bojë të bukur se është e vetmja bojë që përdor doktoresha e shkencave se thonë është më mirë kur i hidhet filxhanit e kuqe. Unë e mora të zezë se partia e Myslimit e ka të zezë“, tha Rama.

Ndërkaq, më tej kryeministri u ndal edhe tek deklarata e presidentit Meta për vetëflijim.

Ralf mos u shqetëso për shëndetin e Presidentit, junta ia uroi në shesh shëndet paç president në kor. Presidenti u lehtësua nga ajo barrë. Shih pjesën tate. Kur presidenti të thotë ilegjitim mos u merr me kë ishim ne në krevat, po shif pse ta thotë ai ty“, përfundoi Rama.