MENU
klinika

Si ta shfrytëzoni!

Trëndafili i egër, përfitimet e shumta në organizëm

21.04.2019 - 19:18

Doni të përmbushni nevojat për vitaminën C?

Mbështetuni tek trëndafili i egër. Jo të gjithë e dinë se mbledhja e kokrrave të kuqe të trëndafilit të egër mund të prodhojë një çaj që forcon sistemin tonë imunitar.

Trëndafili i egër është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme. I pasur me anti-oksidantë, trëndafili i egër është një anti-inflamator natyral. Ja si mund të shfrytëzoni të mirat që kokrrat e kuqe sjellin për shëndetin tuaj.

Periudha e mbledhjes

Trëndafili i egër është përmendur për vlerat e tij që në antikitet. Sot është e mundur që ta mblidhni në fshatra apo në male. Është një bimë që gjendet lehtë dhe kacavirret pranë shkurreve. Shqipëria është e pasur me trëndafil të egër. Lulet e tij janë të vogla, krahasuar me trëndafilat që mbjellin në shtëpi dhe kanë një ngjyrë roze të lehtë. Pas një farë kohë petale bien dhe mbetet një si formë boçeje, në ngjyrë të kuqe të thellë. Nuk kanë më as aromë dhe kokrrat janë të forta. Duhet të kemi kujdes se mos e ngatërroni me lloje të tjera bimësh helmuese. Periudha ideale e mbledhjes së kokrrave të kuqe është fundi i vjeshtës dhe dimri, pas acarit të parë.

Si përgatitet çaji i trëndafilit të egër

Për përgatitjen çajit nevojiten 7 kokrra të copëtuara mirë të frutit, të cilat hidhen në një enë me ujë dhe lihet të zihen për 10 minuta. Më pas ëmbëlsohet dhe pihet çdo ditë para buke. Në mesjetë, trëndafili i egër përdorje për të lehtësuar dhimbjet e fytit dhe për të trajtuar sistemin e frymëmarrjes. Tashmë është zbuluar se ai ka edhe veti të tjera shumë të mirë për organizmin tonë.

Përbërësit antirrudhë

Duke u nisur nga pesha, trëndafili i egër përmban 40-50% më shumë vitaminë C se portokalli. Përgatitja e një doze lëngu, përdoret edhe si tonik. Në saj të përbërëseve anti-nflamator, kjo bimë e çmuar ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe në plakjen e parakohshme. Lyeni pak pambuk me lëngun magjik dhe më pas kalojeni atë në fytyrë. Impakti është : një ndjejë e këndshme dhe e freskët. Lëngu përmban minerale, carotenoids, flavonoide dhe tanine.

– Carotenoids është substancë anti-kancerogjene. Ato mund të minimizojnë rrezikun e fshikëzës, zorrës së trashë, prostatës dhe kancerin e gjirit.

-Flavonoidet, është pohuar se ndihmojnë për të parandaluar çrregullimet e sistemit nervor në moshë të shtyrë. Përveç efekteve pozitive në proceset inflamatore si dhe në precipitimin e shtresave të proteinës, flavonoidet ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

-Taninet janë astrigent, komponime polifenolike që mund të gjenden në disa bimë.

Efektet në organizëm

Trëndafili i egër stimulon metabolizmin lufton lodhjen dhe pastron organizmin. Përbërësi i astingentit që gjendet tek kokrrat e kuqe janë si një antibiotik dhe ilaç natyral, që ndihmojnë për përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe të qarkullimit të gjakut. Gjithashtu lehtëson inflamacionin e fshikëzës dhe dhimbjet. Lëkurë e re dhe elastike, sistem i fortë imunitar dhe një eliksir i shëndetit kundër ftohjes dhe sëmundjeve të tjera. Një ndihmesë të madhe u kanë dhënë të sëmurëve me anemi.

Për rritjen e numrit të rruazave të kuqe në gjak dhe të hemoglobinës, mjekët këshillojnë që të sëmurët të pinë 2 herë në ditë nga një gotë me çajin e përftuar nga frutet e copëtuara të bimës.  Konsumimi i çajit të trëndafilit të egër ndikon në parandalimin e sëmundjeve të mushkërisë të shkaktuara nga ftohja ose pirja e tepërt e cigares.

Gjithashtu ai është edhe një qetësues i dhimbjeve të stomakut dhe fryrjes së barkut gjatë ftohjes, dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore.