Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati Basha ka dalë me një urim për të gjithë besimtarët orthodoksë për Pashkët.
Basha uron këtë festë, që sipas tij kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën.
“Këtë të dielë, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë ‘Krishti u ngjall!’ “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën!
Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!
Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!’, shkruan Basha.