MENU
klinika

Nga The Hill

Trump ndihmoi Netanjahun e tani do të paguajë çmimin…

11.04.2019 - 15:04

Donald Trump nuk zotëron më një kazino. Por ai vuri bast që Benjamin (Bibi) Netanyahu do të bëhej edhe një herë kryeministër i Izraelit. Dhe e fitoi bastin…

Trump përballet me një dilemë serioze. Nëse ai vazhdon të mbështesë Netanjahun, ai humbet marrëveshjen e tij të paqes dhe rrënon imazhin e tij të vetëformuar si më i madhi nga të gjithë krijuesit e marrëveshjeve. Nëse ai tradhëton Netanjahunai rrezikon të humbasë mbështetjen jo vetëm të përqindjes së madhe të çifutëve ortodoksë, të cilët janë mbështetja e tij e vetme hebraike, por e miliona ungjillorëve.

Pasojat e mbështetjes së Trump për Netanjahun nuk përfundojnë me kaq. Vendimi i Uashingtonit për të etiketuar Gardën iraniane si një organizatë terroriste, një masë e kërkuar nga Netanjahu dhe mbështetësit e tij izraelitë dhe amerikanë, ka pasoja shumë më serioze për Shtetet e Bashkuara.

Irani tani është përgjigjur me etiketën e njëjtë në Komandën Qendrore të SHBA. Vendimi i Iranit shton mundësitë që Qasem Soleimani, kreu i fortë i IRGC, të urdhërojë forcat e tij të qëllojnë trupat amerikane në Irak, Siri apo gjetkë.

Një sulm i tillë mund të provokojë hakmarrje të mëdha amerikane dhe madje mund të çojë në luftë të gjithanshme me Iranin. Asgjë nuk do t’i pëlqente Bibit më shumë sesa të kishte Shtetet e Bashkuara si përfaqësues të tij kundër Iranit.

Dhe lufta me Iranin është gjëja e fundit që Uashingtoni ka nevojë, duke pasur parasysh tensionin me Kinën, tensionin me Rusinë, e cila tani ka vendosur trupa në Venezuelë, dhe shqetësimet e saj lidhur me Korenë e Veriut.

Kazinoja e Atlantikut të Donald Trump falimentoi. Ky rezultat do të jetë i zbehtë në krahasim me falimentimin gjithnjë e më shumë të mundshëm të politikave të tij në Lindjen e Mesme, e cila do të jetë vetëm për shkak të vendosmërisë së tij për të mbështetur ambiciet e pashuara politike të mikut të tij të mirë, kryeministrit aktual dhe të mundshëm të Izraelit, Binyamin Netanjahu .

Dov S. Zakheim është këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare dhe nënkryetar i bordit për Institutin e Kërkimit të Politikave të Jashtme. Ai ishte nën sekretar i Mbrojtjes (kontrollues) dhe shefi i financave për Departamentin e Mbrojtjes nga viti 2001 deri 2004 dhe një zëvendëssekretar i Mbrojtjes nga viti 1985 deri më 1987.