MENU

Nga Washington Post

Trump po mbështet një tjetër diktator…

14.04.2019 - 15:22

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sissi, po orkestron ndryshimet kushtetuese që do ta bëjnë atë një diktator de facto, duke marrë kështu gjithë kontrollin ushtarak mbi sistemin politik të Egjiptit. Ai njoftohet se ka rënë dakord të shpenzojë 2 miliardë dollarë për të blerë 20 avionë luftarakë të avancuar rusë, megjithëse Egjipti merr 1.3 miliard dollarë ndihmë ushtarake vjetore nga SHBA- dhe një blerje nga Rusia mund të sjellë sanksione.

“Unë mendoj se ai është duke bërë një punë të mirë,” tha Trump. “Unë mendoj se kurrë nuk kemi pasur një marrëdhënie më të mirë midis Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara, sesa ne tani”

Gjykimi i presidentit mund t’i atribuohet pjesërisht injorancës; ai pretendoi se nuk dinte asgjë për përpjekjet e Sissi për të zgjatur mandatin e tij presidencial në vitin 2034, kur ai do të ishte 80 vjeç. Deri tani, Trump ka treguar se impresionohet nga njerëz të tillë.

Një numër senatorësh u përpoqën ti tregonin sekretarit të shtetit Mike Pompeo se ka probleme të mëdha me këtë politikë.

Së pari, ai injoron që Sissi po vepron kundër interesave të rëndësishme të SHBA, duke përfshirë burgimin e padrejtë të shumë amerikanëve. Së dyti, është e gabuar në lidhje me stabilitetin: represioni i Sissit dhe politikat e tij të gabuara ekonomike mund të krijojnë trazira në të ardhmen.

Pompeo mbrojti Sissin duke thënë se ai lufton terrorizmin dhe mbron lirinë fetare. Por, si dy ekspertë në Egjipt, Stephen McInerney dhe Amy Hawthorne, theksuan në një artikull të kohëve të fundit, mbështetja e Sissit për pakicën e krishterë në vend mungon totalisht. Michele Dunne i Carnegie Endowment shpjegoi në një tjetër op-ed që regjimi Sissi ka persekutuar avokatët e të drejtave të grave dhe aktivistë të tjerë liberalë.

Ashtu si në rastin e Arabisë Saudite, mbështetja e paarsyeshme e këtij diktatori kërkon ndërhyrjen e Kongresit. Senatorët duhet të veprojnë në lidhje me ndihmën ushtarake në Egjipt anulimin e blerjeve të armëve ruse, lirimin e amerikanëve të burgosur dhe lehtësimin e përgjithshëm të represionit.

Se Sissi është i ndjeshëm ndaj opinionit të SHBA u dëshmua nga prezenca e tij në Shtëpinë e Bardhë të martën. Trump nuk do të përdorë ndikimin e SHBA, por Kongresi duhet ta bëjë këtë.