Policia e Tiranës ka folur zyrtarisht për ndalimet pas protestës së djeshme të opozitës.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se janë 61 të proceduar, ndër ta 37 të arrestuar. Mes personave që po ndiqet penalisht është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Gjeografia e të arrestuarve është e shpërndarë dhe shihet se janë nga të gjitha rrethet.
Njoftimi i plotë i policisë:
61 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e djeshme
Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.
Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë.
Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.
Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit:
F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë;
M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë;
A. K., 20 vjeç, banues në Korçë;
O. R., 28 vjeç, banues në Burrel;
N. B., 23 vjeç, banues në Korçë;
A. B., 32 vjeç, banues në Korçë;
E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan;
D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan;
I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan;
A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel;
F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;
G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd;
F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd;
Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz;
A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë;
B. D., 37 vjeç banues në Tiranë;
R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë;
A. R., 18 vjeç, banues Tiranë;
D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër;
T. K., 20 vjeç banues në Kavajë;
H. R., 22 vjeç banues në Kavajë;
O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë
M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë;
D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë;
E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë;
D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë;
K. S., 21 vjeç, banues në Berat;
M. B., 20 vjeç, banues në Berat;
E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë;
A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë;
H. T., 17 vjeç banues në Tiranë;
E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik;
L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar;
R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftim.