MENU
klinika

Bojë dhe domate

Tubimi i opozitës, protestuesit godasin godinën e Kryeministrisë

13.04.2019 - 18:51

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur protesta e opozitës.

Rreth 30 minuta para nisjes së protestës, fermerë të shumtë kanë derdhur bidona me qumësht, domate dhe lakra përpara kryeministrisë.

Gjithashtu në muret e kryeministrisë protestuesit kanë hedhur bojë.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike u është bashkuar protestuesve në shesh, ku edhe po mban fjalën e tij.

Protestuesit mbajnë në duar parulla; “Rama ik”, “Parlament i krimit”, “Qeveri e korruptuar”.