Supergrabitja që ndodhi dy ditë më parë në Rinas ka tronditur mbarë opinionin publik.
Një grup i organizuar arriti të grabiste në aeroport rreth 10 mln euro, ndërkohë i vrarë mbeti Admir Murataj, 45 vjeç.
Murataj, sipas policisë ishte “koka” e grupit, i cili mbeti i vdekur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me policinë.
Po kush është Admir Murataj:
Murataj ishte në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme, asaj në Qafë-Kashar, pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’, në Tiranë.
Ai është arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi në vitin 2013. Arratisjen e kreu sëbashku me Klement Çelën, të dy pjesëtar të një bande shqiptaro-greke e akuzuar për 9 grabitje dhe tentativa grabitje bankash. Shuma totale e grabitjeve ka shkuar deri në 2.000.000.
Mësohet se Admir Murataj, 45 vjeç më herët ka përdorur mbiemrin Nikaj dhe është me origjinë nga Margegaj i Tropojës.
Ndërkohë në një video të postuar nga Policia e Shtetit shihet se Admir Murataj zotëronte një vilë në Fushë-Prezë në pronësi të tij.
Kjo vilë është e pajisur me kamera sigurie dhe me një fushë-pamje të qartë tek vendet ku kryente grabitjet.