MENU

Investimi

Unaza e Myzeqesë/ Rruga që do shpëtojë fermerët

16.04.2019 - 18:52

Banorët e fshatrave të njësive administrative Fier-Shegan, Bubullimë e Krutje, në Lushnjë, kanë vuajtur mungesën e infrastrukturës për disa vite me radhë. 

Një numër i madh i tyre ka braktisur tokat, ndërsa ata që kanë mbetur në fshat i kanë shtruar vetë rrugët.

Me investimin e fundit në “unazën e Myzeqesë”, pritet që vuajtjet e banorëve të marrin fund.

Ata shpresojnë se do ta kenë më të lehtë të shkojnë në Lushnje, për të nxjerrë në treg prodhimet bujqësore. Segmenti që po shtrohet është i gjatë rreth 11 km dhe ka një gjerësi prej 5 m. Në zonat e banuara janë parashikuar ndriçime dhe trotuare. Sipas inxhinierit të projektit, ndërhyrje do të ketë edhe në kanalet anësore.

Rruga kalon nëpër zonat me sipërfaqen më të madhe të tokave të mbjella në Myzeqe. 40 mijë banorët e fshatrave të zonës do të kenë lidhje më të lehtë me dy akset kryesore të vendit, Lushnje-Fier dhe Lushnje-Berat.

Nga pikëpamja e zhvillimit rural ky projekt siguron kosto më të ulëta prodhimi dhe shitje, rritje dhe diversifikim të prodhimit bujqësor.