Një ditë pas vendosjes së FA në aeroport, ministrja Olta Xhaçka teksa foli për mediat nga Rinasi sqaroi arsyet e vendimit.
Xhaçka tha se aeroporti është një infrastrukturë e NATO-s ndaj ministria është detyruar të forcojë sigurinë.
“Duhet të keni parasysh që një pjesë e pistës i takon FA gjysma tjetër për përdorim civil. Aeroporti është infrastrukturë e NATO-s sepse ulën aviopnët e NATOS-s. Kjo është infrastrukturë ushtarake pjesërisht, cënimi i të cilës na prek të gjithë. Nuk po diskutojmë dislokim të ushtrisë por marrjen e masave. Sot, kemi këtë ngjarje e cila është një ngjarje që përsëritet dhe hetohet. Ne jemi këtu sepse kemi edhe një detyrim ligjor. Pika 11 e këtij ligji na detyron të sigurojmë sigurinë.”-tha ajo.
Xhaçka, nga Rinasi iu përgjigj edhe kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se ky vendim bie ndesh me Kushtetutën.
Në fjalën e saj, Xhaçka nuk kurseu edhe ironinë. Sipas ministres, nëse Basha do lexonte Kushtetutën nuk do merrte vendimin e djegies së mandateve.