MENU
klinika

Përplasje institucionale?

Ushtria “zbarkon” në Rinas, Meta i kërkon llogari Shtabit të FA

11.04.2019 - 11:30

Pas vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë në mbrojtje aeroportin e Rinasit është ndezur një përplasje institucionale me Presidencën.

Ky vendim erdhi pas supergrabitjes në Rinas, ku u vodhën 10 mln euro.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka kërkuar informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Bardhyl Kollçaku, se kush është baza ligjore të cilës i është referuar për të vendosur efektivët e Policisë Ushtarake dhe Batalionin e Forcave të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportin “Nënën Tereza”.

kolana e librave

Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza.

Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”, thekson zëdhënësi i Presidentit.