MENU
klinika

Emocionohet këngëtari

Vajza e Stefi Priftit fiton audicionet në Zvicër

21.04.2019 - 17:29

Një artiste e re pritet të dalë nga familja korçare Prifti, pasi vajza e Stefit, Maria ka marrë pjesë në një audicion në Zvicër për muzikën operistike dhe ka fituar.

Lajmin e ka bërë publik babai i saj Stefi, i cili ndihet sigurisht shumë krenar për këtë arritje të së bijës, ndërsa i ka uruar asaj suksese të mëtejshme.

Postimi i plotë:

“‘Lajmi i shumepritur, erdhi! Faleminderit Zot. Para disa ditesh, vajza ime Maria Prifti ishte konkurente ne nje audicion te rendesishem per muziken operistike ne Bern te Zvicres. Ajo fitoi! She win. Fitoi, ne menyre ekselente (deri tani eshte e vetmja qe ju dha kjo pergjigje), ne nje audicion, ku pjesemaresit jane nga gjithe bota!

Zemra e babit ti.Gjithmone kam besuar tek talenti i madh i vajzes time, Maria. Pothuajse te gjithe mesuesit dhe profesoret qe i kane dhene mesim dhe e kane degjuar kane pasur vleresim te larte dhe shpesh here superior!

Dua te falenderoj ne vecanti, tenorin dhe profesorin ekselent, me te cilin, Maria vazhdon te punoje, Josif Gjipali. Por, ne shqiptaret, per tu bindur vertet, duam edhe nje aprovim nderkombetar…! Ja..! Kjo ishte pjesemarja e pare e Marias ne nje kompeticion konkurues, nderkombetar dhe une jam shume i lumtur per kete pergjigje.
Shendet dhe suksese me tej te uron babi.”, shkruan këngëtari.