MENU

Detajet

Vdekja e 25 vjeçares/ Arrestohen dy mjekë në Elbasan

22.04.2019 - 20:56

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy mjekë pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova pak minuta pas lindjes.

Sipas informacioneve të para janë arrestuar mjeku reanimator Nikollaq Thano si dhe mjeku kardiolog Mehmet Ibaj.

Familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, akuzuan bluzat e bardha për vonesa e pakujdesi në trajtimin e rastit.

Sipas spitalit, pacientja e cila do të bëhej nënë për herë të parë kishte shkuar me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ndërsa nga ana tjetër saktësojnë se foshnja gëzon shëndet të plotë.

Por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën. Mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50

Gjithsesi, shkaqet e sakta të vdekjes do të mësohen pas autopsisë. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN