MENU
klinika

Detajet

Vendet e Ballkanit Perëndimor pa roaming, firmoset marrëveshja

04.04.2019 - 13:31

Sot në Serbi është firmosur nga Kosova marrëveshja rajonale mbi uljen e çmimeve roaming.

Sipas mediave kosovare raportohet se në Samitin e dytë Dixhital, i cili po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit roming ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova. Në Beograd, po merr pjesë një delegacion, që kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, i cili ka nënshkruar këtë pakt.

Tarifa roming nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin për qytetarët e një shteti të cilët e përdorin atë në një shtet tjetër.

Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta se ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti.

Marrëveshja e roming pritet të zbatohet në tërësi në korrik të vitit 2021, kurse reduktimet në uljen e tarifave pritet të nisin nga 1 korriku i këtij viti.