MENU
klinika

I bashkohet kastit të aktorëve

Vin Diesel nga “Fast and Furious” tek  “Avatar”

05.04.2019 - 13:57

Vin Diesel do të jetë pjesë e kastës së aktorëve që do të luajnë në vazhdimin e filmit “Avatar”, të James Cameron.

Vin Diesel pritet të shkëlqejë në një tjetër prodhim kinematografik me një natyrë krejt ndryshe nga ajo e “Fast and Furious” ku jemi mësuar ta shohim më parë.

I publikuar në vitin 2009, “Avatar” ai u bë kampioni i të gjitha kohërave me 2.7 miliardë dollarë në total.

Regjisori James Cameron shpreson të përsërisë ose të tejkalojë ndikimin e atij filmi inovator, duke publikuar jo vetëm një, por edhe katër filma të tjerë, të cilat aktualisht janë në prodhim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN