MENU
klinika

Deklarata

Vizita në Tiranë/ Zyrtari i DASH thirrje opozitës: Fatkeqësi nëse…

09.04.2019 - 13:19

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer gjatë një takimi që pati paradite me gazetarët tha se nuk është në Shqipëri për të negociuar zgjidhjen e krizës politike.

Teksa komentoi situatën politike në vend, Palmer tha se të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit.

“Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik. Qeveria dhe Parlamenti janë legjitime dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. Nuk është detyrë e qeverisë të bindë opozitën të hyjë në zgjedhje. Kjo është një e drejtë ekskluzive që duhet ta vendosë opozita”, deklaroi ai.

Ndërkohë Palmer u pyet nga gazetarët edhe për ndikimin rus në rajon.

Në përgjigjen e tij ai tha se Amerika kërkon transparencë.

Amerika kërkon transparencë dhe bashkëpunim mes vendeve, ndërsa Rusia kërkon kaos. Ne duam që rajoni të ketë të ardhme. Shqipëria është target i vështirë për Rusinë”.

Për çështjen e lobimit të PD, Palmer nuk ka pranuar të bëjë komente, duke thënë shkurt se ajo është në hetim e për këtë nuk mund të japë detaje.