MENU
klinika

Policia nxjerr detajet

Vrasja në Laç, vetëdorëzohen dy autorët

30.04.2019 - 12:27

Vrasja e dyfishtë në Laç tronditi mbarë opinionin publik. Viktima mbetën dy kushërinjtë Kelvin dhe Erjon Jushi.

Ndërkohë policia ka njoftuar se janë vetëdorëzuar në polici dy autorët e shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen e dy kushërinjve.

Sipas njoftimit të policisë, dy autorët janë vetëdorëzuar pas negociatave me familjarët.

Kelvin dhe Erion Jushi, të njohur dhe me emrat, Mikel dhe Jani, djem xhaxhallarësh, u qëlluan me pistoletë pas një sherri në lokal.

Dyshohet se gjithçka ka nisur nga një debat që 23-vjeçari Manuel Bushi ka pasur me dy personat që mbetën të vrarë. 23- vjeçari ka lajmëruar vëllain e tij dhe djalin e xhaxhait, të cilët kanë shkuar në lokal me armë.

Markel dhe Manuel Bushi dhe djali i xhaxhait të tyre, Vinçesk (Pali) Bushi, janë autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Laçit, pak metra larg Komisariatit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë ju informojmë se:

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë.

Dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.