MENU
klinika

FOTO

Vrasja e kushërinjve në Laç/ Viktima ish-futbollist, zbulohet lidhja me Bes Kallakun

29.04.2019 - 10:08

Detaje të reja po zbulohen çdo minutë që kalon për dy viktimat e vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Laç.

Dy të rinjtë që mbetën të vrarë në Laç ishin Kelvin dhe Erjon Jushi, kushërinj të parë me njëri-tjetrin.

Kelvin Jushi, i cili së fundmi mbante emrin Jani Jushi ka qenë ish-futbollist i Kategorisë Superiore dhe të Parës.

Në faqen zyrtare të FSHF-së rezulton se Jushi ka qenë aktiv deri në vitin 2014-të, teksa në të kaluarën është aktivizuar me Laçin, Kastriotin dhe Mamurrasin.

Ndërkohë sipas disa postimeve në rrjetet sociale, viktima Kelvin Jushi ka pasur njohje dhe miqësi të ngushtë me aktorin e humorit Bes Kallaku.

Kjo është vënë re në disa postime, ku shihet se viktima ka qenë edhe pjesë e dasmës së Kallakut.

Ai shihet teksa pozon i buzëqeshur krahas Xhensilës dhe Bes Kallakut.

“Të trashëgoheni dhe jetë të lumtur,”- shkruan Jushi krahas fotos me çiftin Kallaku.

Në disa foto të tjera ka qenë vetë Kallaku ai që ka lënë disa komente për Kelvinin.

“ Alamet shoqeje paske zon,’– shkruan Besi krahas një fotoje ku Kelvin Jushi shihet me një qen leshator në duar.

“Ku ke fotokopjen e pasaportes o lkur,”- komenton aktori në një tjetër foto.

“Ku jeni o lkura,”– shkruan sërish Besi.

“Në Milano o lkur,”- ja kthen i ndjeri Jushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dinamika e vrasjes së dy kushërinjve

Vrasja në Laç, policia shpall në kërkim autorët