Deputeti socialist Pjerin Ndreu përmes një postimi në facebook ka komentuar ngjarjet e fundit në vend.
Sipas Ndreut fajin për këto ngjarje të rënda kriminale nuk e ka vetëm policia, por përgjegjës janë të gjithë.
Ai thekson se krimi gjen terren për shkak të destabilitetit politik në vend.
Postimi i plotë:
Nevoja, bullizmi dhe agresionet politike ndaj policise!
Policia e shtetit eshte nen bresherine e akuzave te nje segmenti politik qe ndersa kerkon policine ne krye te detyres, vete gjendet ne llogoren e destabilizimit te shoqerise dhe sulmin fizik ndaj policise.
Keta qe e sulmojne keta paskan nevoje per policin ! Keta qe braktisen detyren kerkojen policin te kape kriminelet, keta qe fyejne e godasin policin, duan policin ti mbroje !
Policia nuk vepron me kozmos, por eshte pjese e integrale e shoqerise tone. Ajo natyrshem mbart problemet qe has gjithe shoqeria. Ajo smund te jete shenjt ne nje vend ku vete politika e turbullon klimen e kriminalitetit. Destabiliteti politik eshte arsye qe krimi te gjeje terren. Kjo eshte elementare per tu kuptu. Keshtu qe para se te kerkojne nevojen e policse, duhet ti krijojne kushte optimale qe te kryeje detyren.
Kush kriminel nuk u kap njehere e shume here nga policia ?! Asnje !
Kush institucion e pagoi me gjak pervec policise rrugen e stermundimshme te demokracise se brishte shqiptare ? Asnje !
Kush ka paguar per kapricot, implikimet apo lehtesimet e politikes si policia ? Askush !
Kush e shan ( bullon) dhe e kerkon policine kur i hyn lepuri ne bark ? Te gjithe !
Kush institucion eshte keqpaguar, trajtuar si mos me keq, veshur per faqe te zeze nga keta gojeshqyerit kunder policise ?! Asnje !
Ne cilen literature ne bote, apo cilen teori thuhet se krimi luftohet vetem me police ?! Askund !
Cila polici ne bote nuk ka probleme te brendeshme me korrupsionin, profesionalizmin, dhunen etj ? Asnje !
Ne cilin vend te botes kur duan te fyejne te thone je polic, por kur vjen pina per te bere policin s’te lene radhe ? Askund !
Ne cilin vend te botes nuk ka nje elite policore te konsoliduar dhe ku eshte pare e degjuar qe ministri eshte polici me i mire ne vend ? Askund !
Ku eshte pare se te vrasesh nje, dy, tre e sa te duash, te transportosh droge e cfaredo lloj trafiku tjeter, te arrestohesh e te dalesh akoma pa ju tha boja urdherit te arrestit ?! Vetem ne drejtesine e shemtuar tonen qe keta llape-medhenjt antikrim po ja zgjasin jeten !
Ku eshte pare qe per cdo krim 5 studio tv njeheresh bejne emisione si e tek, duke cenuar dhe sekretin e hetimeve ? Askund !
Nevoja per policine qe duam eshte e madhe, por perpjekjet per stabilitet politik, ekonomik e social jane anemike. Policia nuk eshte magjistare e nuk mund te shpike formula stabiliteti krimi njehere e pergjithmone !
Per krimin kane faj te gjithe, individi, shoqeria, politika, institucionet qe bejne sehir, media, pushteti lokal, OJQ, opozita destabilizuese, qeveria, dhe pas ketyre shume me pak policia !