MENU
klinika

Simptomat

Vuani nga hernia diskale? Boll i bëtë këto gabime!

03.04.2019 - 16:43

Hernia diskale kryesisht prek personat e grupmoshës 30 – 50 vjeç.

Simptomat e hernies diskale janë:

  • Dhimbje në pjesën e pasme të kurrizit;
  • Dhimbje që vazhdojnë deri tek këmba;
  • Dhimbje në pjesën e ijeve dhe legenit;
  • Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë;
  • Këmbë të dobëta/ pa fuqi.

Disku intervertebral është i përbërë nga unaza në formë fijesh që rrethojnë një qendër të brendshme xheli, i cili përmban shumë ujë. Në rastin e hernies diskale këto disqe shtypen dhe humbasin xhelin ndërmjet tyre.

Dieta e varfër ushqimore, pirja e duhanit, mungesa e aktivitetit fizik dhe obeziteti janë disa faktorë që e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore duke shkaktuar kështu muskuj të dobët dhe disqe të dobëta.

Lëreni duhanin, hani shëndetshëm dhe kryeni aktivitete fizike! Ju duhet të merrni në masë të konsiderueshme kalcium, magnez dhe vitaminë B. Fizioterapia është një mënyrë shumë e mirë për t’u përmirësuar gjithashtu.