MENU
klinika

Zbulohet data

Vuçiç, Bërnabiç-Thaçi, Haradinaj, takim “kokë më kokë” në Berlin

10.04.2019 - 20:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se më 29 prill do të jetë në Berlin me ftesë të Gjermanisë dhe Francës për t’u takuar me zyrtarët kosovarë.

Vuçiç tha gjatë një konference për media se ai është ftuar në Berlin bashkë me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, takim në të cilin, sipas tij, janë ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Në adresimin e tij para mediave në Beograd, siç raporton B92, pas takimit me përfaqësuesit serbë të Kosovës, Vuçiç ka thënë se për të gjitha çështjet që ndërlidhen edhe me Kosovën, do të kërkojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.