MENU
klinika

Intervista

Vuçiç për Kosovën “djep i rrjeteve të tregtarëve të drogës”

29.04.2019 - 19:33

Gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) botuar të dielën në orët e mbrëmjes një intervistë të gjatë me kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiç.

Në intervistë flitet lidhur me porosinë e presidentit amerikan Donald Trump se normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës nënkupton njohje të ndërsjellë, Vuçic thotë se «kjo është pikëpamje e tij (Trumpit) dhe prej nesh nuk mund të pranohet ashtu thjeshtë. Por e kemi marrë parasysh interesimin e tij që ta zgjidhim këtë temë të vështirë për të gjithë dhe këtë e respektojmë».

Pastaj Vuçic u ankua se Kosova nuk e ka zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, gjë që, sipas tij, Serbia e ka bërë «100 për qind», madje Kosova, tha Vuçic, ka marrë vendim për tarifa ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe – «100 për qind».

Si pengesë për dialogun Vuçiç sheh edhe themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe miratimin e platformës për dialog me Serbinë nga ana e Kuvendit të Kosovës. Kjo platformë përjashton ndryshimin e kufijve, gjë që është në kundërshtim me planin e Vuçicit të përkrahur nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nëse Kosova do të hiqte tarifat ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe dhe nëse do të themelonte asociacionin e komunave serbe, a do ta pranonte Vuçiç, Kosovën? Vuçic nuk përgjigjet, vetëm thotë: «Kjo është pyetje e vështirë. Po të pranoja këtë, unë do të mund të arrestohesha nesër me arsyetimin se kam shkelur Kushtetutën serbe».

Vuçiç, po ashtu, nuk pranoi të flasë për pozicionin serb në negociata: «Por mund të them: nëse i heqin tarifat, mund të flasim. Pa parakushte, për të gjitha temat. Por Serbia natyrisht do të ketë vijat e saj të kuqe».

Cilat janë ato vija të kuqe? As këtë përgjigje nuk e jep Vuçiq. Në vend të kësaj arsyetohet duke thënë se fakti që shumica e serbëve kanë mendim negativ ndaj BE-së ka të bëjë me presionin që BE po ia bën Serbisë lidhur me Kosovën. Megjithatë, Vuçic thotë se Serbia nuk ka arsye të ankohet ndaj BE-së për dallim nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja.

Gjatë intervistës Vuçic nuk është distancuar nga gazetat serbe që shqiptarët vazhdimisht i etiketojnë si «šiptari», as nga ministri i tij i Mbrojtjes, i cili përdorë të njëjtën gjuhë. Sidomos gazeta «Informer», pronar i së cilës është biznesmeni i njohur për denoncime primitive Dragan Vukiçeviç, shkruan për «šiptari», të cilët duan ta sulmojnë dhe shkatërrojnë Serbinë, por shyqyr që është Vladimir Putini këtu dhe e pengon këtë. Vuçiç tha se Vukiçeviç është mik i tij qe 25 vjet. Presidenti serb nuk pranoi ta dënojë as artikujt e gazetave të kontrolluara prej tij, të cilat shkruan se djegia e Katedrales Notre Dame në Paris është ndëshkim nga zoti kundër Francës për shkak të pranimit të pavarësisë së Kosovës. Vuçic thotë se janë mediat si televizioni N1 që atë po e quajnë tradhtar. Por gazeta gjermane nuk ka gjetur asnjë fakt që N1 e ka quajtur Vuçiçin tradhtar.

I pyetur rreth vrasjes së Oliver Ivanovicit, Vuçici thotë: «Unë nuk jam ai që e ka vrarë dhe këtë e dinë të gjithë», pa dashur të flasë për krimin e organizuar në veri të Kosovës, ku dominojnë kriminelët serbë me vetura pa targa. «Përse disa njerëz po ngulin këmbë se në Kosovë përherë bëhet fjalë për veriun? Thua se në jug jetuakan shenjtorët, ndonëse atje është djepi i mafies, atje veprojnë rrjete të tregtarëve të drogës. Por përherë flitet për veriun. Pse? Sepse ai është pengesa e vetme e shqiptarëve të Kosovës në rrugën e pavarësisë së plotë në veri të Kosovës».

Në prag të samitit politikanët nga Kosova dhe Shqipëria nuk kanë qenë të pranishëm në mediat gjermane.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!