Qeveria vendos pagat e reja për strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor” dhe “Këshilli i Lartë i Prokurorisë” do të kenë nivelet e pagave për funksionarët e kabineteve në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilët paraqiten në tabelat që publikohen nga Konica.al.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2019, të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion dhe të fillojnë nga: momenti i transferimit apo emërimit të funksionarëve dhe nëpunësve, për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Gjithashtu janë publikaur edhe pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore. Renditja e pozicioneve të veçanta të punës për çdo klasë, për punonjësit mbështetës të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet buxhetore të miratuara për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për vitin 2019, dhe të fillojnë nga momenti i emërimit të punonjësve në detyrë.