MENU
klinika

Detaje

Zgjatimi i Bulevardit të Ri, banorët e “Bregut të Lumit” përplasen me policinë

08.04.2019 - 11:53

Banesat e tyre janë parashikuar të prishen gjatë zgjerimit të Bulevardit të Ri dhe kjo ka bërë që banorët e Bregut të Luit të dalin sot në protestë.

“O serbë, më keq se serbët jeni” dëgjohen banorët, të cilët nuk lejojnë veprimin e fadormave pasi kërkojnë shpronësimin e banesave të tyre, para se të vijohet me projektin.

Ndërkohë Partia Demokratike ka dalë në mbrojtje të tyre, duke cilësuar si të padrejtë faktin se këta banorët kërkohet t’i nxjerrin në rrugë.

Nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ta mbrojnë shtëpinë e tyre nga ky pushtues. Është pushtetuese asgjë tjetër, iu kanë sjellë fadromat tek dera. Në çdo vend të botës ndodhin projekte por ka zgjidhe, ka banesa sociale dëmshpërblim po këta ku të shkojnë? Se nuk iu kanë dhënë asnjë zgjidhe”, u shpreh ish-deputeti Klevis Balliu.