MENU
klinika

Fjala e plotë

Zgjedhje pa opozitën?/ Rama “sulmon” LSI-në: Bëni një turn pushim!

25.04.2019 - 14:47

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Rama tha se i mirëkupton të gjithë ata që mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale.

Ai tha se duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim me vijën logjike demokratike, opozita ka nisur rrugën drejt vetëshkatërrimit.

Gjithashtu Rama nuk la pa sulmuar edhe LSI-në, të cilën e akuzoi për blerje votash.

Fjala e plotë e Ramës:

Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim, në vend të luftojnë me program dhe ide ka zgjedhur të luftojë me kërcënime me kapsolla.

E në vend se t’iu përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe zgjedhje ka vendosur ti nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike, e në vend se ti udhëheqë në rrugën e betejës demokratike ka vendosur ti përdorë si mish për top duke u fshehur pas tyre

Kjo është shumë e rëndë, e padëgjuar dhe e papranueshme nga askush. As nga vetë shumica e zgjedhësve të Bashës e Kryemadhit.

Por ndërkohë edhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër veçse të vijojmë rrugën tonë pa u ndalur të merremi me ta, pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit pavarësisht kërcënimeve, shantazheve, apo rreziqeve të një procesi kur dy parti politike dhe disa kryetarë pa parti rreth tyre përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur krerët e bashkive.

Nëse ne donim vetëm pushtetin nuk kishim asnjë arsye ti luteshim dhe të gjithë e kujtojnë sesa shumë unë i jam lutur Bashës për të mos braktisur procesin.

Do kishim parlament pa deputete te opozitës as të LSI dhe të jeni të sigurt se askush nuk do ta vinte në diskutim legjitimitetin tonë.

Ne thjesht nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe është rasti për të theksuar se përtej gjithë të metave tona, edhe gabimeve të pashmangshme e të shmangshme, ne mund të ballafaqohemi me këdo për të provuar se nëse ka një garë, se cila forcë politike dhe qeveri i ka dëgjuar më shumë kritikat, kundërshtitë e njerëzit, ne këtë garë e fitojmë me diferencë të madhe.

Na akuzojnë për arrogancë por kam frikë se përtej dukjeve e interpretimeve të mundshme të një mënyrë apo tjetër komunikim ngatërrojnë vendosmërinë për të çuar para reformat me arrogancën.

Nuk është arrogancë të këmbëngulësh të realizosh punët që ke për detyrë, nuk është arrogancë, është këmbëngulje që të mos pranosh që në kundërshtim me të ardhmen e vendit, një grusht njerëzish të marrin peng një projekt një rrugë zhvillimi si ndodhi te Bregu i Lumit, apo si ndodh ende e për pak kohë të Unaza e Re, apo si ka ndodhur atje e këtu, ku për herë të parë dhe falë lidershipit qorr të Bashës e Kryemadhit, parti politike i janë kundërvënë zbatimit të ligjit në raport me ndërtime pa leje.

Ka qenë kokëfortësia e njerëzve me vizion dhe e forcave me këmbëngulje që i ka krijuar ato realitete, dhe qytete që ne i njohim, duke sakrifikuar dhe duke marrë përsipër edhe kosto.

PO kush i ka dëgjuar dhe kush u ka zgjidhur njerëzve të zakonshme direkt si qeveri e angazhuar në krah të tyre mijëra e mirëja halle duke i dëgjuar mes një platforme si ajo e bashkëqeverisjes dhe u ka kthyer përgjigje me shkrim 40 mijë njerëzve.

Nuk kemi pasur problem PD-në por simotrën tonë, LSI-në. Dhe tani daja Tit këndon çdo ditë këngën të shpëtojmë Shqipërinë nga ata që na blejnë votat.

Shpëtojeni, shkoni në shtëpi dhe Shqipëria ka shpëtuar. Bëni provë, të rrijë LSI një turn pushim nuk ka blerje votash. Bëjeni pra!

U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika