MENU
klinika

Zgjedhjet e jashtëzakonshme

Lista Serbe del me një vendim, plani i Vuçiç

11.04.2019 - 09:26

Pas miratimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, veriu i Kosovës, konkretisht katër komunat në Mitrovicën e Veriut do të hynë në zgjedhje.

“Ne i kemi organizuar zgjedhjet edhe me herët në këto komuna, prandaj përdorimi i simboleve të shtetit të Kosovës, nuk vihet ne pyetje”, theksoi kryetarja e KQZ, Valdete Daka.

Kjo e fundit theksoi se është e padiskutueshme që do të përdoren simbolet shtetërore të Kosovës.

Ndërkohë këto zgjedhje të cilat do të mbahen më 19 maj 2019 kanë marrë edhe bekimin e presidentit serb Vuçiç.

Gjatë një takimi në Beograd me përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Vuçiç është shprehur se plani i tij është që serbët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos japin sërish dorëheqjen.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se nuk do të lejojnë që shqiptarët të marrin as 0.1 për qind të kontrollit në pjesën veriore të Kosovës.

Ndërkohë në zgjedhje do të marrin pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kësaj partie, Kadri Veseli. Ai është shprehur se ka caktuar edhe kandidatët për këto katër komuna.

Kujtojmë që këto katër komuna ishin pa lider, që pas dorëheqjes së katër përfaqësuesve të tyre nga Lisa Serbe.

Kjo dorëheqje erdhi si shenjë rebelimi kundër vendimit për taksën 100% ndaj mallrave serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjedhjet e jashtëzakonshme

Pas Thaçit, Vuçiç bën hapin e radhës