MENU
klinika

Detaje

Zhduket ish-gazetari i Tv Klan, familja në alarm

03.04.2019 - 09:09

Lazion Cini, 30 vjeç është zhdukur që në datën 28 mars 2019 nga banesa e tij.

Mësohet se Cini është me profesion gazetar, konkretisht ish-gazetar i Tv Klan.

Prej tre vitesh ai kishte lënë punën në media.

Lajmi për zhdukjen është dhënë nga i vëllai në një lidhje telefonike për emisionin “Pa gjurmë”.

Në datën 28 mars është parë në ish-Bllok në sheshin Ëilson. Ka pasur kontaktin e fundit me një shok dhe më pas është zhdukur. Kontaktin e fundit e kam pasur po atë ditë. Kishte shenja depresioni. Atë ditë ka dalë për kafe dhe rastësisht është takuar me atë shokun. Telefonin e ka pasur të fikur rreth orës 7 të pasdites. Ai kishte 3 vite që kishte lënë punën në media. Pati veshur atlete të verdha sportive dhe tuta sportive. Vëllai im është pak a shumë brun me mjekër, me sy jeshil, është trup mesatar, 1.82 i gjatë. Ka një tatuazh në dorën e djathtë tribal në formë biçiklete“, tha vëllai i Lazion Cinit.