MENU
klinika

"Koha është tani"

Zyrtarja e SHBA-së rrëfen historinë e dhimbshme, apel të fortë politikës shqiptare

16.04.2019 - 12:13

Gjatë një takimi për sensibilizimin e punësimit të grave të prekura nga kanceri i gjirit, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve, Leyla Moses-Ones ndau me të pranishmit dhimbjen pas humbjes së nënës së saj nga kjo sëmundje.

Oses dha edhe një mesazh të rëndësishëm për klasën politike shqiptare. Ajo u kërkoi që të lënë pas ndasitë e tre dhe të bëhen bashkë për kauza të rëndësishme.

Zyrtarja e SHBA-së apeloi gjithashtu që palët politike të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore.

E di personalisht që kanceri i gjirit na prek të gjithëve, pavarësisht se kush jemi apo nga vijmë. Partitë politike? Të parëndësishme! Pasuria? Të parëndësishme! Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike dhe zemërthyese për familjen”, u shpreh ajo.

“Liderët shqiptarë duhet të punojnë bashkë për të përmirësuar situatën për gratë në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer gjiri. Shpresoj që kjo do të jetë një fushatë e përbashkët ku drejtuesit politikë të Shqipërisë të mblidhen së bashku për ta çuar vendin përpara.

Koha është tani dhe mundësia është këtu. Gratë drejtuese shqiptare duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull të shkëlqyer për qytetarët tuaj. Të gjitha këto janë të mundshme me drejtues të mirë në krye”, pohoi ajo më tej.