MENU
klinika

Ja sa ka kushtuar

Tayna i dhuron vetes makinën superluksoze

07.05.2019 - 16:45

Kohët e fundit këngëtarja e re Tayna është kthyer në reperen më të suksesshme me hitet e saj.

Ajo për momentin është shumë e komentuar jo vetëm për shpejtësinë se si arriti të pozicionohet në tregun muzikor dhe sesi është përshtatur mes konkurencës, por edhe për pamjen e saj atraktive apo për mënyrën se si jeton duke shfaqur shpesh luks përmes fotove që ajo shfaq.

Ditën e djeshme këngëtarja publikoi foton e makinës së saj superluksoze.

 

Këngëtarja i ka dhuruar vetes një makinë ‘Mercedes Class AMG Line 2019’, duke tërhequr vëmendjen e jo pak personave.

Mirëpo së fundmi është zbuluar edhe shumën marramendëse që Tayna ka shpenzuar për blerjen e kësaj makine.

 

Sipas menaxherit të reperes, Rinori makina ka kushtuar plot 82 mijë euro.