MENU
klinika

Raporti i INSTAT

245 leje ndërtimi për tre muaj, 94 vetëm në Tiranë

31.05.2019 - 18:40

Jo vetëm Tirana, por gjithë vendi kthehet në shesh ndërtimi.

Në tre muajt e parë të vitit janë firmosur 245 lejë ndërtimi në të gjithë vendin. Vetëm në kryeqytet janë dhënë 94 leje për ndërtim. Shifrat bëhen të ditura nga Instituti i Statistikave sipas të cilit mësohet se numri i lejeve të ndërtimit u rrit përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë tre muajve u dhanë 245 leje ndërtimi, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Prej afërsisht tre vjetësh, lejet e ndërtimit po rriten me ritme të shpejta.

Kjo kohë përkon afërsisht me heqjen e moratoriumit për dhënien e lejeve të reja dhe me aplikimin e sistemit të lejeve online. Zhbllokimi administrative i lejeve, por edhe përmirësimi gradual i ekonomisë kanë shtuar kërkesën për ndërtime të reja. Gjithashtu, një efekt në rritjen e numrit të lejeve po jep edhe kufizimi i të ndërtuarit pa leje.

pesonat ne ndertim-konica.al
pesonat ne ndertim-konica.al

Nga 161 leje për ndërtime rezidenciale gjithsej, rreth 80% i takon ndërtimeve me më pak se dy kate.

Sipas Instat, lejet e miratuara për ndërtesa banimi zinin rreth 66% të numrit total të lejeve, ndërsa ndërtesat për qëllime tregtare dhe industriale përbënin 34% të lejeve të dhëna. Kjo tregon se tendenca e investimeve në pasuri të paluajtshme nga bizneset ngelet pozitive.

Në tremujorin e parë të vitit u dhanë 28 leje për ndërtimin e hoteleve të reja. Ky segment i tregut po shfaq gjallëri të lartë, i nxitur edhe nga rritja e vazhdueshme e turizmit në vitet e fundit.

Edhe për tremujorin e parë të këtij viti qarku me numrin më të madh të ndërtimeve të reja të miratuara ishte Tirana. Numri total i lejeve të ndërtimit ishte 94, në rritje me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pjesa tjetër e lejeve të ndërtimit u përqendrua sidomos në qarqet e Fierit, Durrësit dhe Elbasanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ligji i ri me penalitet

100 mijë lekë po gënjyet në Cens

Do të kemi rritje nominale 6.1%?

“Kurthi” i deflatorit