MENU
klinika

Deklarata e prerë e Ramës

“30 qershor dhe pikë!”/ PS çel nesër fushatën

31.05.2019 - 16:02

Kryeministri Edi Rama është i bindur që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Pavarësisht gatishmërisë së presidentit Ilir Meta për të rishikuar dekretin për datën e zgjedhjeve, kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i PS-së, duket se nuk ka ndërmend të lëshojë.

Rama-celja e fushates-konica.al
Rama-celja e fushates-konica.al

Në një postim në facebook, ku njofton çeljen e fushatës për zgjedhjet vendore, Rama shkruan i vendosur: 30 qershor dhe pikë!

PS pritet të çelë nesër fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të planifikuara më 30 qershor.

Çelja e fushtaës do të kryhet në 16:00 në parkun olimpik në Tiranë, sipas njoftimit që Rama bën në Facebook.