Këngëtarja me famë botërore, fituese e shumë çmimeve, Adele, ka festuar të dielën ditëlindjen e 31-të. Kjo ka qenë ditëlindja e saj e parë pas ndarjes nga bashkëshorti Simon Konecki.
Këngëtarja këtë ditliëndje e festoi duke dhënë një sinjalizim për albumin e saj të ri.
Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj Instagram, këngëtarja ka folur për jetën e saj përgjatë këtyre viteve.
“Unë jam 31 vjeçe… faleminderit Zot. 30-ta ishte shumë e vështirë. Nuk ka rëndësi sa gjatë jemi këtu, por jeta është e komplikuar ndonjëherë
Kam ndryshuar shumë në vitet e fundit të martesës dhe jam duke ndryshuar sërish. ky vit në 31 vjeç do të jetë vit i madh dhe jam duke munduar ta shpenzoj vetëm për veten time
Bëhu e mire me veten tendë, me njerëzit, ne jemi të gjithë humanë. Mëso të duash së pari veten tënde…”, ka shkruar ndër të tjera Adele.
Kujtojmë që në vitin 2015, këngëtarja e lançoi albumin e saj i cili rezultoi tepër i suksesshëm, ndërsa tani nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth albumit të radhës.