Lidhja dhe ndarja e këngëtarit të njohur Stine me moderatoren Roza Lati është komentuar gjatë nëpër mediat rozë.
Së fundmi Stine është pyetur nëse i vjen keq që s’është i lidhur tani me Rozën pasi është shumë e njohur dhe ka shumë ndjekës në rrjetet sociale.
Mirëpo, Stine nuk ngurroi të jepte një përgjigje të sinqertë.
“Jo fare, nuk më bën përshtypje fare. Madje për mua ka qenë më e mirë kur nuk ka qenë me follower-sa”, ndërsa më vonë shtoi:
“Ne thjesht jemi shok shumë të mirë, ka ngel respekti“.
Testi më i mirë ishte “Dance with me”, kur ishim atje e kuptuam që ishim thjesht shumë shok të mirë, s’kishte as një lloj “shkëndije”, përfundon këngëtari përgjigjen në lidhje mde ish të dashurën.