MENU
klinika

Kisha e Shënkollit restaurohet

Shkruar me afresket e Onufrit dhe Shpatarakut

29.05.2019 - 12:38

    Është kisha e Shënkollit, në fshatin Shelcan të Elbasanit, që do t’i nënshtrohet restaurimit. Pasi u evidentuan dhe dokumentuan problematikat, specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës i hapën rrugë një restaurimi të nevojshëm, së fundmi.

Specialistët kanë kryer një inspektim ku kanë evidentuar probleme si nga ana strukturore, ashtu dhe degradime të materialeve.

 

 

 

 

Nga ndërtesa e vjetër në këtë kishë, më e rëndësishme mbetet veshja e brendshme me afresket e piktorëve të mesjetës, Onufri dhe Kostandin Shpataraku.

 

 

 

 

Kisha e Shën Kollit në Shelcan, përbën një nga tipologjitë e para ndërtimore të arkitekturës pasbizantine në Shqipëri dhe riparimi i fundit është bërë në vitin 1988, kur u bë restaurimi i gungës dhe hajatit, por mbeti pa rindërtuar këmbanorja.

Kisha është njënefshe me hajate të vona, sot të zbuluara, nga jugu dhe perëndimi. Kisha po ashtu, ka një dysheme me pllaka guri të çrregullta, ndërsa është e mbuluar me çatinë me kapriata, pa tavan, restaurim i vitit 1969. Naosi ndahet nga ambienti i altarit, nga një ikonostas prej muri të pikturuar, me dyer, një në qendër dhe një në pjesën veriore.

 

 

 

Me përjashtim të murit lindor të kishës, muret e tjera janë të suvatuara, kështu që nuk dallohet teknika e ndërtimit të tyre.

Vizitori gjen në ikonat e Onufrit, të pikturuar nën maskë shenjtorësh, banorë të trevave të shpatit, gjë që shprehet me gjallërinë dhe sytë shprehës të të portreteve, karakterizuar nga e kuqja unike e Onufrit.

 

 

 

Kjo kishë, disa herë në vit, por kryesisht në vigjilje të Pashkës, mbledh disa qindra besimtarë jo vetëm nga Shelcani, por edhe nga fshatrat përreth që nga Kryezjarthi, Trepshenishti e deri nga fshatra të thella të Shpatit.

Kisha e Shënkollit konsiderohet një perlë e vlerava historike, që duhet mbrojtur nga çdo dëmtim. Falë interest të banorëve vendas, kjo kishë vazhdon t’i rezistojë kohës, për besimtarët dhe turistët e shumtë./Konica.al

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Restaurohet "Deisis"

Ikona e mesjetës daton më 1761


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit