MENU
klinika

Korçë-Voskopojë

Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, plagosen 4 maturantë

28.05.2019 - 13:13

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Sipas informacioneve të para mësohet se katër persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katër maturantë.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e qytetit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.