MENU
klinika

Në psikiatri pasi rrahu të dashurin

Aktorja e njohur Heather Locklear, sërish në rehabilitim

16.05.2019 - 13:16

Heather Locklear është kthyer sërish në rehabilitim. Ajo po kërkon ndihmë edhe njëherë në një institucion rehabilitimi pas problemeve që po i shkakton familjes.

Sipas një burimi për “PEOPLE” Aktorja 57-vjeçare aktualisht është duke jetuar në një institucion pacientësh.

Ajo u kthye në rehabilitim dy javë më parë, në vendin që la përpara Krishtlindjeve. Kishte shkuar për tre ditë para Krishtlindjeve dhe nuk u kthye kurrë. Problemi i Heather është se ajo nuk merrej seriozisht me diçka, por vazhdonte të pinte”, raporton burimi.

Çështja e saj është alkooli, pilula dhe shëndeti i saj mendor. Ajo nuk dëshiron që askush të mbajë përgjegjësinë e saj. Kjo ka qenë duke shkatërruar familjen e saj. Ka qenë një çështje e vazhdueshme për shumë vite të tëra. Nënë e tmerrshme për Ava”, tha burimi.

Sambora, i cili ishte martuar me Locklear nga 1994 deri në 2007 thotë se “Richie nuk është me të vërtetë i përfshirë më, edhe pse ai ka qenë gjithmonë një përkrahës i madh i saj. Ai e ka mbështetur Ava dhe ka qenë gjithmonë aty për Heather”.

Aktorja muaj më parë kishte përfunduar në psikiatri për shkak se kishte rrahur të dashurin e saj.