MENU
klinika

Vuante nga...

Aktorja e njohur Peggy Lipton ndërron jetë

13.05.2019 - 12:45

Ndërron jetë Peggy Lipton, aktorja e njohur për rolet në “The Mod Squad” e “Twin Peaks”

Aktorja dhe ish-modelja, Peggy Lipton, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.

Ajo u në e njohur në vitet e shtatëdhjeta në serialin me policë “The Mod Squad” dhe më vonë u bë akoma më e famshme me paraqitjen në “Twin Peaks”.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur Kidada dhe Rashida Jones, vajzat e saj nga martesa producentin muzikor, Quincy Jones. Aktorja ndërroi jetë për shkak të sëmundjes së kancerit.

Ajo ndërroi jetë qetësisht me vajzat dhe mbesat pranë. Jemi me fat për secilin moment që e kemi kaluar me të”, thuhet në një deklaratë të vajzave publikuar nga Los Angeles Times.

E lindur në New York në vitin 1946, Lipton filloi modelingun në moshën 15 vjeçare, ndërsa  19 vjeç, ajo debutoi për herë të parë në televizion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shuhet Burt Reynolds

Ndërron jetë ylli i Hollywood

Në kinematografi për 60 vjet

Ndërron jetë Seymour Casse