MENU
klinika

Sampdoria mposht Juventusin

Allegri e mbyll me humbje aventurën bardhezi!

26.05.2019 - 20:26

Sampdoria ka mposhtur 2-0 Juventusin në ndeshjen e fundit të Serie A.

Ishte një sfidë që i ngjante më tepër një miqësoreje pasi të dyja skuadrat i kishin arritur objektivat. Bardhezinjtë nuk bënë asnjë fitore në pesë javët e fundit të sezonit, duke regjistruar tre barazime dhe dy humbje.

Ndërkohë Sampdoria e ka siguruar vendin e 9-të dhe asnjë rezultat nuk do ta ndryshonte renditjen, por fitorja ndaj Juves i ka shërbyer për statistikë.


Kjo ishte ndeshja e fundit e Allegri-t në stolin e Zonjës së Vjetër, që prej fërshëllimës së fundit ai nuk do të jetë më trajneri i klubit më të suksesshëm në Itali.

Defrel zhbllokoi rezultatin në minutën e 84’ të takimit nga Defrel, ndërsa 7 minuta më vonë Caprari dyfishoi rezultatin pas një ekzekutimi të përsosur nga goditja e dënimit.

Juventus pas kësaj humbjeje, e ka mbyllur sezonin me 90 pikë i shkëputur ndjeshëm nga Napoli i vendit të dytë.