MENU
klinika

Zbulon arsyet

Allegri thyen heshtjen: Ja pse u largova!

18.05.2019 - 16:58

Masimiliano Allegri dhe Juventusi konfirmuan dje në mesditë ndarjen pas plot 5 vitesh të mbushur me trofe në Itali

I shoqëruar nga presidenti Andrea Agnelli, Allegri doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Atalantën, ku iu përgjigj pyetjeve në lidhje me këtë vendim.

Italiani sqaroi arsyet e lamtumirës duke lënë të kuptohej se mosmarrëveshjet për merkaton patën ndikim të madh.

“Falenderoj presidentin dhe djemtë për atë që më kanë dhënë gjatë këtyre viteve të mrekullueshme, futbollistët e këtij viti dhe ata të viteve të kaluara. Kemi kaluar shumë momente të mrekullueshme dhe po lë pas një skuadër shumë të fortë, që mund të përsëritë suksesin në Itali dhe të konkurrojë denjësisht në Champions.

Unë kam dhënë mendimin tim për të mirën e skuadrës dhe shoqëria nga ana e saj, ka bërë vlerësimet e saj dhe ka zgjedhur rrugën që ka menduar si më të mirën, Nuk kemi asnjë qejf-mbetje, pasi jemi ndarë në ,mënyrën më të mirë të mundshme.

E kam marrë me qetësi, pasi në një ambient pune ekzistojnë edhe ndarjet në mendime. Nuk kam kërkuar kontratë afatgjatë, revolucion dhe futbollistë, madje as nuk arriti deri aty biseda. Thjesht kishte ardhur momenti për të mbyllur një cikël.”, tha tekniku.

Në lidhje me kritikat për lojën e zhvilluar Allegri theksoi se rëndësi në fund kanë trofetë e fituar.

“Ky ka qenë një debat i hapur me të gjithë dhe nuk mendoj se kjo ka peshuar. Në fund vlejnë edhe trofetë e fituar, pasi te Juventusi duhet të marrësh trofe, gjë që ne e bëmë edhe këtë vit. Loja e mirë apo e keqe varet nga disa faktorë, por ndikon natyrisht edhe presioni për të marrë rezultate.

Kemi luajtur mirë, por humbëm, nuk vlen për mua, ndaj për të fituar, duhen përdorur edhe strategji, sepse në fund të sezonit, për të fituar titullin vlejnë pikët e atyre ndeshjeve të fituara me vështirësi.

Gjatë këtyre 56 viteve kam qenë i përfshirë në të gjitha diskutimet e shoqërisë dhe sigurisht që nuk kam qenë njeriu që thotë “po” për gjithçka. Kam marrë pjesë në diskutime të ndryshme me shoqërinë, për problematika të ndryshme dhe sigurisht që kam dhënë mendimin tim.”, përfundoi Max Allegri.