MENU
klinika

çfarë i bëri bashkë?

Ambasadorja e Kosovës “krah për krah” me Trump

14.05.2019 - 12:45

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është shfaqur e ulur krah për krah me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Çitaku ka qenë pjesë e një darke iftari, cila u shtrua për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ambasadorja Çitaku shprehet se takimi me Donald Trump është një kënaqësi e veçantë, ndërsa thotë se i ka treguar gjithashtu shefit të Shtëpisë së Bardhë, se Kosova është një vend i harmonisë fetare.

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump.Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj”-shkruan ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!