MENU
klinika

Këtë verë mbaron beqaria/ Video

Ana Lika jep lajmin e madh me rastin e ditëlindjes

29.05.2019 - 15:00

 Aktorja Anna Lika ka festuar ditëlindjen e 28-të dhe mes emocionesh ka lënë të kuptohet diçka e rëndësishme dhe që do t’i ndryshoj jetën.

Në një video të publikuar në Instagram nga tezja e saj, Ingrit Gjoni, Anna shfaqet duke hapur dhuratat dhe të gjithë janë shkrirë së qeshuri nga pusulla e Ingritit për Anën.

Anna ime e dashur, të uroj një karrierë dhe shëndet dhe me një burrë… Mos u lodh se s’ke për ta gjetur kurrë”, ishte urimi i  Ingritit, së cilës Anna ju përgjigj:

‘Më vjen keq por do ta prish këtë ëndërr… Unë burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë. Kështu është, kur thu s’e du, s’e du, vjen.

Thash gjithë vitin e dua dhe nuk erdhi. Sa thashë nuk e dua erdhi”, rrëfeu aktorja duke qeshur.

Pritet vera për ta provuar deklaratën e saj.