MENU
klinika

Mohimi i May

Anëtarët e Queen: Asnjë qindarkë e fituar nga filmi

14.05.2019 - 11:23

Filmi “Rhapsody Rhapsody” u bë adaptimi më i shitur i biografisë muzikore kur të dielën tejkaloi 900 milionë dollarë nga shitja e biletave në kinematë botërore.

Filmi fitues i Oscar fitoi 830 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar dhe 71 milionë dollarë në Britani të Madhe.

Por, një prej anëtarëve të bendit, Brian May ka mohuar se ndonjëri prej pjesëtarëve mund të ketë fituar ndonjë qindarkë.

Qesha ditë më parë sepse në një artikull lexova se ne po pasuroheshim nga ky film. Sikur ta dinin.

E kishim një kontabilist ditë më parë, dhe ende nuk e kemi fituar asnjë qindarkë prej tij (filmit). Sa i suksesshëm duhet të jetë filmi përpara se të fitoni para?

Shumë njerëz marrin fitime nga filmi dhe këtë njerëzit nuk e kuptojnë”, tha ai.

Edhe pse bendi, Queen, thuhet se ende nuk përfitojnë drejtpërdrejt nga filmi, disa njerëz dhe subjekte po vazhdojnë të pasurohen.