MENU
klinika

Antikorrupsioni, Tatimet: U verifikuan 63 raste të denoncuara

11.05.2019 - 20:32

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka verifikuar 63 raste dononcimi të tatimpaguesve adresuar integritetit të  punonjësit të Administratës Tatimore.

Për parandalimin dhe goditjen e rasteve korruptive brenda aparatit të administratës tatimore funksionon Drejtoria e Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion), e cila ndjek dhe adreson denoncimet e ndryshme të qytetarëve apo raporteve të auditit.

Përgjatë vitit 2018 (janar – dhjetor), DIBA ka verifikuar dhe investiguar 63 raste të denoncuara, nga të cilat:

  • 28 Çështje janë regjistruar dhe investiguar;
    • 3 Çështje janë referuar në Prokurori, ku janë përfshirë 7 inspektorë, referuar nenit 248 të Kodit Penal për “Shpërdorim Detyre”;
    • 49 punonjës janë konstatuar me shkelje ligjore dhe janë referuar në Komisionin e Disiplinës:
    • 35 raste të ardhura nga burime të ndryshme informacioni, janë verfikuar dhe investiguar, por nuk janë regjistruar si çështje, pasi nuk përmbajnë dhe nuk plotësojnë elementët e nevojshëm për procedim të mëtejshëm.

Ndërsa numri i rasteve të denoncuara gjatë vitit 2018(63 raste) është më i ulët se viti paraardhës (113 raste), rezultatet e gjetjeve kanë një peshë tjetër:

  • Në vitin 2018 ka tre çështje të referuara në Prokurori, ndërsa vetëm 1 çështje në vitin 2017;
    • 24 punonjës janë referuar në Komisionin e Disiplinës në 2017, ndërsa në 2018 janë referuar 49 punonjës të administratës;

Ne mbetemi të angazhuar për të përmirësuar standartet e shërbimit e të performancës, ndërsa e ftojmë publikun të bëhet pjesë e kësaj sfide duke denoncuar rastet e sjelljeve korruptive dhe abusive, që konstaton.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të denonconi çdo rast të përfshirjes së punonjësve tanë në sjellje korruptive apo jo etike dhe në shkelje të ligjeve tatimore.

Tatimet u bëjnë thirrje qytetarëve që denoncon rastet kur përballen me sjellje të jashtëligjshme të punonjësve të administratës tatimore.

– Në numrin e telefonit 0800 14 14 ( gjatë orarit zyrtar të punës (08:00 – 16:30, nga e Hëna në të Enjte, dhe 08.00-14:00 ditën e Premte)
– Në adresën e postës elektronike: [email protected]/
– Në numrin e vënë në dispozicion për foto dhe video në Ëhatsapp dhe Viber: +355 69 70 73 733
– Në rrjetin social facebook Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve